Qyteti

Çfarë duhet të dini për kreditë e buta dhe kategoria që ka më prioritet

Çfarë duhet të dini për kreditë e buta dhe kategoria

Një mijë familje në kryeqytet kanë mundësi të blejnë banesë përmes kredisë së butë që mund të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës. Aplikimet kanë nisur në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit dhe do të zgjasin një muaj. Nënkryetarja e bashkisë, Anisa Ruseti shpjegoi në "Abc News" kategoritë që shihen më me prioritet për tu përzgjedhur.

"Prioritet për ne vazhdojnë të jenë çiftet e reja, pasi janë potenciale për të paguar. Ngelen nënat dhe patjetër disa nga grupet e margjinalizuara, pjesë e interesit. Normat e interesit janë të pandryshueshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes të kredisë. Familja do të duhet të paguajë vetëm 3% të interesit, pjesa tjetër e ndryshimeve që mund t’i ndodhë interesave mbi këtë kredi paguhen nga buxheti i shtetit", deklaroi Ruseti.

Por cilat janë kriteret kryesore që duhet të plotësojë një familje për të përfituar kredi të butë?

"Në të gjitha njësitë tona administrative, por edhe në Bashkinë Tiranë janë afishuar të gjitha kriteret që duhet të plotësohen për t’u bërë pjesë e fazës së parë", u shpreh më tej Ruseti.