MY TIRANA

Firmoset marrëveshja për Qendrën Rinore Petrelë, Veliaj: Gati për European Youth Capital 2022

Firmoset marrëveshja për Qendrën Rinore Petrelë, Veliaj:
Tirana bëhet gati për 2022, kur do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë të nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e punimeve për Qendrën Rinore në Petrelë. Marrëveshja u bë me Agjencinë Kombëtare të Rinisë.

“Një ditë fantastike për punë të bukura! Firmosëm marrëveshjen për fillimin e punimeve të Qendrës Rinore Petrelë. Nismë me fokus të rinjtë e qytetit, energjinë e mirë - gati për #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj.

Gjatë 2022-it do të organizohen rreth 1000 aktivitete, me kryefjalë të Rinjtë e Tiranës, Rajonit dhe Europës.

Tiranapost.al