MY TIRANA

Foto/ Historia e familjes Islamaj që hyri sot në shtëpinë e rindërtuar

Foto/ Historia e familjes Islamaj që hyri sot në shtëpinë e

Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, Bashkia e Tiranës ka rindërtuar edhe shtëpinë e familjarëve të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist 33 vite më parë. Familja Islamaj e ardhur nga Kukësi në Picallë të Petrelës, përfituese e Programit të Rindërtimit, u vizitua ditën e sotme edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili, përveç urimit për shtëpinë e re, u shpreh se puna për rindërtimin nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike.

Foto/ Historia e familjes Islamaj që hyri sot në shtëpinë e

Pjesë nga biseda në shtëpinë e re të familjes Islamaj:

Familjari: Ti ke has bash me nji ven me ..., na jena si autogol. Ne jemi si ..., unë, jo kjo, si kundërshtarë. Unë jam bash çuni dajës së Havzi Nelës.
Veliaj: Ashtu ë? Nga Kukësi?
Familjari: Kushëririn e parë e kam pas me detyra. Ka qenë kjo në 87-ën...
Veliaj: Ke ardhur këtu para ’90?
Familjari: Jo. Në 2001-in.
Veliaj: Po ke ra në vend të mirë, se kto tironcit janë njerëz të mirë.
Familjari: Ne s’kemi shiku parti. Kemi shiku kush punon edhe i kemi zgjat dorën gjithmonë të mirës. Nuk i kemi ndjek këto dredhinat.
Veliaj: Ja si kjo toka, bahçja këtu, po nuk e punove nxjerr frut. Duke ulërit për parti e për politikë nuk bëhet domatja vetë, kurse tu e prashit...

Foto/ Historia e familjes Islamaj që hyri sot në shtëpinë e

Foto/ Historia e familjes Islamaj që hyri sot në shtëpinë e

Foto/ Historia e familjes Islamaj që hyri sot në shtëpinë e

*Tiranapost.al.