MY TIRANA

Kryebashkiaku në shtëpinë e Dhimitër Gjokës që u prek nga tërmeti, dhe një koment për gazetarinë e sotme me Fake News

Kryebashkiaku në shtëpinë e Dhimitër Gjokës që u

Gjatë vizitës në shtëpinë e Dhimitër Gjokës, gazetari ikonë i TVSH, i cili ka përfituar nga dëmshpërblimi i Bashkisë së Tiranës për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, kryebashkiaku Veliaj shkëmbeu edhe disa batuta lidhur me efektin “fake news” në Shqipëri.

Duke iu referuar konkretisht godinës së Sarajeve, për të cilën disa media përhapën një lajm të rremë se Bashkia po e shpronëson për të ngritur pallate, Veliaj tha se qëllimi është pikërisht e kundërta, ruajtja e këtij objekti me vlera të mëdha historike për qytetin.

Kryebashkiaku në shtëpinë e Dhimitër Gjokës që u


“Ne tani do shpronësojmë edhe “Shtëpinë e Libovitëve”, edhe “Sarajet”, se ka ikur koha kur bëhej gazetaria si në kohën tënde, Dhimitër, që faktet ishin fakte, kurse sot i ndryshojnë faktet, pastaj ndryshojnë edhe opinionet. Edhe pse më ra goja duke thënë “do heqim para mënjanë, se po t’i shpronësojë Bashkia i fut në listën e trashëgimisë dhe i mban të paprekura, po ia le një privati mund të ndodhë si te shkolla “Kosova”, i fut zjarrin ai dhe thotë ja një truall për ndërtim”, atyre s’iu pushon goja duke thënë “po i shpronëson se do të bëjë pallate”,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku në shtëpinë e Dhimitër Gjokës që u
Me këtë rast, Veliaj përsëriti edhe njëherë idenë për t’i kthyer këto dy objekte me vlera te mëdha trashëgimie në pika turistike dhe hapësira të vizitueshme nga turistët dhe qytetarët, njësoj si Pazari i Ri, apo Kalaja e Tiranës.