'Mos na hidhni në Instagram'/ Veliaj ironizon Bashën me tramvajin tek sheshi Nënë Tereza

E Hënë 22 Shkurt 2021, 11:25
TiranaPost
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ndërsa nuk ka kursyer ironinë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha i cili kur ishte në krye të bashkisë premtoi tramvajin.
Në videon e Veliajt shfaqet një person duke aktruar si Basha i cili flet për tramvaj të linjës Sheshi “Nënë Tereza”–Kamëz. Bashkëngjitur videos Veliaj shkruan:
“Mos na hidhni në Instagram ore”, duke ironizuar kështu Bashën i cili iu drejtua me të njëjtat fjalë pak ditë më parë gruas së tij teksa e filmonte duke gatuar dhe të shumtë e komentuan si video të stisur.
Në fund të videos shkruhet: Gur, gur bëhet mur, por dhe muri do ustanin”.
View this post on Instagram