MY TIRANA

Në 108 vjet nuk ndërtuam kurrë vetë një Teatër Kombëtar

Në 108 vjet nuk ndërtuam kurrë vetë një Teatër

Për herë të parë në 108 vite shtet Shqipëria do të ketë shansin që të ndërtojë një teatër kombëtar vetë. Duke folur në TV Dukagjini, kryebashkiaku Veliaj theksoi se kërkesa për një teatër të ri është e hershme dhe se godina e vjetër ka qenë vetëm një objekt me jetëgjatësi 15 vjet I ndërtuar nga italianët për argëtimin e ushtarëve të tyre.

“Është, ta pranojmë jemi tanët, pra mund të flasim si në shtëpi se s’ po flasim me të huajt, po flasim me vëllezër e motra. E kemi pak sport kombëtar thashethemin, lajmin e rremë, me e linçu dikë, me i gjujt pas shpine, me thënë fjalën e fundit, pa e pyetur. Kjo është hera ime e parë që pyetem në një television nga Kosova. E ndërkohë kam dëgjuar vëllezër e motra që s’ janë kursyer në mallkime e sharje dhe kur i pyesin, po ti a ke qenë ndonjëherë në Tiranë? – Jo, s’ kam qenë! Po në teatër? Jo, por përderisa s’ kam qenë në Tiranë, s’ kam qenë as në teatër. Tani, të themi disa të vërteta të rëndësishme, kush më ka sharë, kush më ka mallkuar me lloj-lloj, janë të falur. Ajo lidhje që unë e kam me Kosovën nuk shlyhet kurrë me disa njerëz që prej një ngacmimi a politik apo thashethemi a organika a nuk e di si më vjen e kanë lëshuar gojën dhe e kanë gjuajtur një gur përpara se ta mendojnë. Të themi faktet: Ne mund të kemi opionionet e ndryshme, por nuk mund të kemi faktet e ndryshme. Fakti është ky: Kombi shqiptar në 108 vite pavarësi nuk e ka ndërtuar kurrë vetë një teatër kombëtar ama kombi Italian që na ka pushtuar e ka ndërtuar një kazermë për ti argëtuar ushtarët e vet gjatë viteve të pushtimit dhe ata kanë menduar pa e ditur kur po mbaron lufta . Po ua ndërtojmë një ndërtesë provizore, kryesisht për kinema, për bilardo edhe një klub të oficerëve pushtues në Tiranë I cili është menduar për kohën e luftës. Ata s’ kanë menduar që lufta po mbaron, maksimumi për 15 vjet dhe po e ndërtojmë”, tha ai.

I pyetur nëse në truallin e teatrit do të ketë ndërtime të tjera, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se mbi atë truall do të ketë vetëm teatër. “Mundesh me marrë me qira ndoshta një nga salat black box të teatri ose sallën e madhe nëse do bëjmë një shfaqje megjithatë nëse do kemi trupë nga Kosovë, kam përshtypjen që qiranë do e mbuloj unë se jemi miq, jo juve”, u shpreh Veliaj.