MY TIRANA

Një tjetër familje në Kodër Kashar me shtëpi të re: Hidhen themelet

Një tjetër familje në Kodër Kashar me shtëpi të

Bashkia e Tiranës po vijon punën për ndërtimin e banesave të reja për të prekurit nga tërmeti i nëntorit.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpërndarë pamjet nga puna që po bëhet për shtëpinë e re të Myrteza Hykës në Kodër Kashar.

Shumë shpejt familja e Myrteza Hykës do të ketë një banesë jo vetëm më të sigurtë, por edhe shumë herë më të mirë se ajo që ka pasur më parë.

“Vazhdojmë me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot hodhëm themelet e shtëpisë së Myrteza Hykës në Kodër Kashar. Çdo ditë, çdo orë, puna nuk ndal”, shkruan Veliaj.

Fillimisht Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rindërtimin e më shumë se 800 shtëpive, ndërkohë që pritet të fillojë edhe procesi për pallatet e reja.