MY TIRANA

Projekti i rindërtimit, Lagjja e re në Tiranë do zgjidhë problemin edhe për ata që s’kanë shtëpi

Projekti i rindërtimit, Lagjja e re në Tiranë do zgjidhë

Lagjja e re që premtohet të ngrihet në kryeqytet përmes projektit të rindërtimit do i japë zgjidhje edhe kategorive të tjera që nuk kanë një shtëpi, përveç atyre që iu dëmtua nga tërmeti fatal i 26 nëntorit.

Duke folur për Report TV, nënkryetari i bashkisë Mazniku tha se lagjja e re do të jetë e kompletuar dhe me shërbime publike dhe do të ketë infrastrukturën e nevojshme.

“Bëhet fjalë për një lagje me intensitet relativisht të ulët që do të thotë që teksa ne kemi 260-270 mijë metra katrorë sipërfaqe, plani është që të ndërtohen rreth 500 mijë metra ndërtim të ri i cili është i ndarë në raport për katër fokuse kryesore: Një pjesë siç thashë janë institucionet publike, pra do ketë një pjesë e këtij volumi ndërtimor do jetë me institucione publike; një pjesë do jetë për të prekurit drejtpërdrejt nga tërmeti”, tha Mazniku.

Nënkryetari Mazniku sqaroi se dhe ato familje që kanë aplikuar për strehim me banesë apo që kanë ndërtuar pa leje do të mund të sistemohen.

“Një pjesë e atyre njerëzve që janë shumë pranë lumit, nuk kanë mundësi të legalizohen edhe ata do trajtohen me banesa, do marrin banesa. Problemi i personave që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme por edhe ata do trajtohen me banesa dhe kjo përbën grupin e dytë të banesave që ndërtohen dhe shkon për kategorinë, pronarë toke dhe njerëz që janë në proces legalizimi , që duhet të strehohen në zonë dhe grupi i tretë do jetë, kjo do jetë një ndër zonat fokus të Bashkisë Tiranë për dy nga programet tona të strehimit; së pari për programin e kredive të buta që është një program që Bashkia ka tashmë prej katër vitesh dhe çdo vit kanë qenë 700-800 familje të reja kryesisht. Jemi në fazën e fundit, por ama në vitet e tjera që një pjesë e madhe e këtij programi t’i çojë njerëz që do marrin banesa në këtë drejtim. Pra në këtë lagje, të orientohen në këtë lagje se do kenë edhe një lagje inovatore me çmime shumë të mira për banesat e tyre. Do jetë një lagje shumë integrale”, theksoi Mazniku.