MY TIRANA

Shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës, pas dëmtimit nga tërmeti gati të mirëpresë nxënësit

Veliaj: Mirënjohje për prindërit, nuk lejuan që politika ta mbillte helmin në Pezë Helmës; Besimi i tyre u shpërblye

Shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës, pas dëmtimit nga

Shkolla 9-vjecare në Pezë Helmës, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, për 1 muaj do të mirëpresë nxënësit e saj, por në ambiente tërësisht të reja e moderne, shumë herë më të mëdha e më cilësore se ato ku mësonin deri 1 vit e gjysmë më parë. Godina e re, e ringritur falë një pune intensive në terren në mënyrë që edhe fëmijët e këtij komuniteti të kenë të njëjtat kushte si fëmijët në do shkollë të re në kryeqytet, është në fazën e fundit të punimeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi ditën e sotme punimet për shkollën e re, tha se vec të tjerash ndihet i lumtur që shkolla po përfundon dhe puna flet më shumë se kushdo që hodhi baltë pak kohë më parë, sikurse edhe nëpër vepra të tjera që po ndërtohen në Tiranë.

‘Kur mendoj si ka qenë edhe si është bërë, dita me natën! Nuk do ketë më asnjë tundim që dikush të lerë Pezën e mrekullueshme, Pezë Helmësin dhe të shkojë në Tiranë. Puna flet vetë edhe për të gjithë ata që u munduan ta helmonin komunitetin e Pezë Helmësit. Jam sot plot mirënjohje për prindërit e mrekullueshëm të Pezë Helmesit që u investuan me besim, jo me histeri dhe panik dhe nuk lejuan që politika ta mbillte helmin në Pezë Helmës. Kam vetëm mirënjohje e falënderim dhe shpresoj fort që kjo vepër të jetë shprehja më kuptimplotë e asaj çfarë do të thotë të kesh besim tek njerëzit që punojnë. Besimi i tyre u shpërblye,’ tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se në anën tjetër të njerëzve të punës qëndrojnë ende njerëzit e dhunës që kërcënojnë me vrasje si 30 vite më parë.

‘Kur dëgjon këto sherret dhe debatet, këto historitë ‘të vrava e të preva dorën’, ‘do ta bëjmë si në Elbasan’, ti thua çfarë botësh janë? Ne jemi duke folur për shkolla për libra, për nxënie, ndërkohë kemi përballë disa që nuk kanë nxënë në 30 vite. Nuk kërcënohen më njerëzit me vrasje. E mira është që edhe dy ditë dhe këto çudirat mbarojnë. Të dielën votojmë si qytetarë, si europianë, për qytetarinë dhe për civilizimin. Të hënën kur puna vlon prapë, kthehemi në kantiere,’ deklaroi Veliaj.

*Tiranapost.al.