MY TIRANA

Shkollat në Tiranë do të kenë administratorë

Shkollat në Tiranë do të kenë administratorë

Si me pallatet nç çdo institucion arsimor, shkolla do të kenë një administrator. Nga takimi me drejtuesit e shkollave në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se hapja e shkollave të reja bën akoma më të domosdoshëm rolin e administratorit. Ai tha se nuk ka më arsye që drejtori i shkollës të merret me menaxhimin ndërsa shtoi se dhe mësuesit do të mund të fokusohen vetëm tek mësimdhënia.

Veliaj: “Kemi zyrtarizuar një rol të ri, që është roli i administratorit të shkollës. Nuk ka më asnjë arsye pse drejtori i shkollës të merret me menaxhimin. Po ashtu edhe mësuesit mund të fokusohen vetëm të mësimi”.

Ndërkaq, kryebashkiaku u ndal edhe tek siguria në shkolla ku tha se për të rritur elementet e sigurisë, disa rrugë afër shkollave, gjatë orarit mësimor do të kthehen në pedonale.

*Tiranapost.al.