MY TIRANA

U shpëtuan në mes të detit, historia e Abdullahut nga Siria dhe Shoaibit nga Afganistani që garuan në TiranaThlon

U shpëtuan në mes të detit, historia e Abdullahut nga Siria dhe

Abdullahu nga Siria dhe Shoaibi nga Afganistani nuk e kishin menduar se Shqipëria do të behej atdheu i tyre i dytë ku mund të gjenin jo vetëm paqen e dëshiruar, por edhe vendin ideal për të jetuar me familjet e tyre të reja.

Ata u shpëtuan nga marina greke, teksa përpiqeshin të mbijetonin në ujë, pas përmbysjes së anijes së tyre.
Tani, që të dy e kanë ndërtuar jetën e tyre në Tiranë dhe janë bërë baballarë të dy djemve, ndërsa janë ambientuar më së miri në vendin tonë.

U shpëtuan në mes të detit, historia e Abdullahut nga Siria dhe

Dje, ata notuan përsëri, por tashmë jo në një betejë mes jetës dhe vdekjes, por në TiranaThlon për Ditën Botërore të Refugjatëve.

U shpëtuan në mes të detit, historia e Abdullahut nga Siria dhe
Ata u vlerësuan nga Bashkia e Tiranës dhe me certifikatë për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë duke na frymëzuar të gjithëve se asgjë nuk është e pamundur.

*Tiranapost.al