MY TIRANA

Vangjel Tavo i pari që e bën sefte nga opozita, viziton "Parkun Rinia" pasi e përuroi Veliaj

Vangjel Tavo i pari që e bën sefte nga opozita, viziton "Parkun

Siç ndodhi me parkun e lodrave te Liqeni 4 vite më parë, edhe sot është opozita ajo që e ka përuruar e para hapjen e Parkut Rinia, edhe pse është një nga projektet e sulmuara prej saj. Me sa duket, opozitarët nuk i rezistojnë dot tundimit për të parë nga afër transformimet e Bashkisë së Tiranës.

Në hyrje të parkut është parë sot paradite ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, i cili që në orën 10 ka shëtitur në rrugicat e sistemuara dhe stolat e rinj të vendosur në park. Kjo nuk është diçka e re, në fakt, sepse edhe tek Parku i Liqenit, Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej apo Kalaja e Tiranës, të parët që i kanë vizituar, edhe pse shpesh fshehurazi, janë opozitarët me fëmijët e tyre.