MY TIRANA

Veliaj poston pamjet e pastrimit të silikonit nga xhamia: Më 25 prill të heqim njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë

Veliaj poston pamjet e pastrimit të silikonit nga xhamia: Më 25 prill

Silikoni i vendosur mes çatise provizore për punimet e restaurimit dhe minares së xhamisë të Et'hem Beut është pastruar në pak minuta. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar dy punëtorët të cilët bënë të mundur që në këtë ditë me shi të pastrojnë njollën e silikonit nga xhamia e Et'hem Beut. Veliaj ironizoi dhe sulmet e opozitës duke theksuar se lipset ndihma e çdo shqiptari të ndershëm që të heqë njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë në 25 Prill.

“Faleminderit myslimanit Sami dhe të krishterit Sokrat që pastruan njollën e silikonit të histerisë nga xhamia e Et'hem Beut! Por lipset ndihma e çdo shqiptari të ndershëm që të heqë njollën e Saliut, Likes, Lulit e Monës nga trupi i Shqipërisë në 25 Prill!

Një spatul mjafton për të hequr silikonin mes minares e çatisë provizore pas restaurimit, por në mandatin tonë të tretë do duhet spatula e ligjit të heqë silikonin e politikës së lodhur e mantenutave në portalet e gjobave e TV e trafikantëve”, shkruan Veliaj në rrjete sociale ndërsa ka publikuar edhe foto ku duket qartë se xhamia pas pastrimit nuk ka asnjë krisje.

Veliaj poston pamjet e pastrimit të silikonit nga xhamia: Më 25 prill

*Tiranapost.al.