MY TIRANA

Veliaj vizitë në shtëpinë e familjes Zhullima në Farkë: Të gjithë bashkë për të ecur përpara

Veliaj vizitë në shtëpinë e familjes Zhullima në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen e Hasan Zhullimës në Farkë të Madhe, e cila u gëzua me një shtëpi të re me të gjitha kushtet.

“Ka shumë njerëz që thonë: ‘Hë se këto bëhen për fushatë’ – por ne jemi menjëherë në terren duke vazhduar kantieret që ditën mbas fushate. Këtu disa njerëz janë ndarë për të punuar, disa njerëz janë ndarë për të xhiruar gomat, për të thyer poçat dhe për të fjetur gjumë. Por, ne e kemi çdo ditë fushatë. E kishim fushatë para një jave, e kemi tani një javë mbas zgjedhjeve. Do ta kemi gjatë verës, kur njerëzit do të shkojnë me pushime, dhe kur të vijnë do ta gjejnë Tiranën, me shumë prej infrastrukturave të rëndësishme në përfundim, sidomos në shkollat e reja që ne presim t'i hapim në shtator”, sqaroi Veliaj.

Me rindërtimin në Farkën e Madhe kanë përfunduar 112, teksa në Lundër janë drejt përfundimit edhe 37 shtëpi të tjera.

Tiranapost.al