Aktualitet

NATO i beson Shqipërisë ministerialin e Mbrojtjes: Ç'do të ndodhë me 17 dhe 18 Qershor në Tiranë

NATO i beson Shqipërisë ministerialin e Mbrojtjes: Ç'do

NATO i përgjigjet me PO kërkesës së ministres Olta Xhaçka për të mbajtur në Shqipëri Ministerialin e Mbrojtjes. Është hera e parë në Ballkan që organizohet një ministerial Mbrojtje, prej më shumë se 10 vjetësh, me takimet që janë zhvilluar vetëm në Belgjikë. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila shkruan se me datë 17 dhe 18 Qershor, NATO-ja do të zbarkojë në Tiranë.  Kërkesa është miratuar nga ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s në mbledhjen e fundit të Këshillit të Atlantikut nga Brukseli.

Ministrja Xhaçka shkruan në Facebook: 

Në 17 dhe 18 Qershor, #Tirana do të jetë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë. E lumtur që NATO miratoi ftesën time, që #Shqipëria të jetë vendi organizator i Ministerialit të ardhshëm të Mbrojtjes, për herë të parë në rajonin tonë.

Vendimi i Aleancës për t'u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i NATO për rolin e fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon.

Në Ministerialin e radhës të NATO-s në Bruksel, falenderova aleatët për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorin në vendin tonë dhe ata që vazhdojnë të na gjenden pranë në fazën më të rëndësishme, atë të rindërtimit.

Sigurova angazhimin e qeverisë për ta rritur buxhetin e Mbrojtjes nga 1.34% të PBB që është aktualisht, në 2% në vitin 2024

#WeAreNATO?? / Tiranapost.al.