Showbiz

Ndahet nga jeta aktori i njohur turk i “Dashuri e ndaluar”

Ndahet nga jeta aktori i njohur turk i “Dashuri e ndaluar”

Recep Aktug është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare në një spital të Turqisë. Prej disa kohësh vuante nga një sëmundje në mushkëri. Ai numëron një sërë rolesh në kinematografi mes tyre atë më të njohurin në Shqipëri, të Hilmiut në “Dashuri e ndaluar”.

[caption id="attachment_460094" align="aligncenter" width="739"] Recep Aktug[/caption]

Seriali me protagonistë Bihter (nusja e xhaxhait) dhe Behlulin (nipi i shtëpisë) që jetuan një dashuri të ndaluar me fund tragjik është rikthyer sërish në Klan si pasojë e suksesit të dikurshëm.

*Ky post u përshtat nga Sabah dhe është realizuar nga Fabjola Hije.