Aktualitet

Ndahet nga jeta profesor Thoma Kristo, ndër themeluesit e pediatrisë në vend

Ndahet nga jeta profesor Thoma Kristo, ndër themeluesit e pediatrisë

Profesor Thoma Kristo, një nga themeluesit e shërbimit të pediatrisë në Shqipëri, lektor i njohur i Fakultetit të Mjekësisë dhe autor i mjaft teksteve e monografive për Mjekësinë Shqiptare u nda nga jeta.

Profesor Thoma Kristo e nisi profesionin e tij në kohën kur statistikat e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri ishin në nivele afrikane dhe kur ishte e zakonshme që në familjet shqiptare, bëhej pyetja “sa fëmijë ke gjallë”? Ai e shoqëroi evoluimin e shërbimit mjekësor ndaj fëmijëve me të njëjtin pasion, në të gjitha fazat e saj, derisa sot ishte njëri nga kontribuesit kryesorë në shërbimin shumë delikat e të specializuar të Kardio-Pediatrisë. /Tiranapost.al/