Aktualitet

Ndalohet gomonia me 500 kg kanabis në Itali me vlerë 2 mln euro

Ndalohet gomonia me 500 kg kanabis në Itali me vlerë 2 mln euro

Policia italiane ka ndaluar sot një gomone me rreth 500 kilogram kanabis në bord. Gomonia po transportonte drogën nga Shqipëria në Itali. Sasia e lëndës narkotike është kapur në zonën e quajtur "Cala Corvino" të komunës së Monopolit në Bari.

Sipas autoriteteve italiane droga kishte vlerën e 2 milionë eurove. Domonia ishte e pajisur me 2 motorrë të fuqishëm jashtë bordit.

Nuk ka të dhëna nga ana e policisë së shtetit fqinj se sa persona janë arrestuar.

droge itali1