Aktualitet

Ndalohet kamioni me mbi 1 ton drogë në Kakavijë, arratiset shoferi

Ndalohet kamioni me mbi 1 ton drogë në Kakavijë, arratiset

Sërish drogë. Mëngjesin e sotëm është kapur një kamion që po transportonte mbi 1 ton drogë e dyshuar si kanabis sativa. Sipas informacioneve paraprake kamioni ka tentuar që të kalojë në tokën shqiptare nga Greqia. Kamioni ishte me targa shqiptare. Shoferi i kamionit ka braktisur kamionin dhe është larguar me shpejtësi, ndërsa policia kufitare është vënë në ndjekie të tij.

Kaq informacion kemi deri më tani, nuk dimë emrin e drejtuesit të kamionit dhe se nga cila polici u ndalua droga.