Aktualitet

Pas 6 ditësh në agoni, ndërron jetë në spital shoferi i prokurorit Ndoja

Pas 6 ditësh në agoni, ndërron jetë në spital shoferi i

Vendi i punës si shofer i prokurorit Arjan Ndoja i kushtoi jetën Andi Malokut. Shoferi i prokurorit ndërroi jetë sot në Spitalin Ushtarak, pasi qëndroi për gjashtë ditë në agoni.

Maloku nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të shumta të marra në trup nga plumbat dhe nga përplasja e makinës, pasi doli nga rruga gjatë sulmit me armë. Ai u raportua se plumbat e kishin prekur në kraharor. Ditën kur ndodhi atentati nëna e tij tha për mediat se djali i saj “po jep jetën për një rrogë 30.000 lekë si shofer”.

[caption id="attachment_441460" align="alignnone" width="630"] Nëna e Andi Malokut[/caption]

Pas këtij lajmi pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm për atentatin, Redjan Rraja. Akuza e “vrasjes së mbetur në tentativë kundër dy ose më shumë personave”, do të kthehet në atë të vrasjes.

Shoferi mbeti i plagosur bashkë me prokurorin Arjan Ndoja, që ishte shënjestra e atentatit në mblikalimin e Shkozetit dhe me shoqëruesin e tij, Landi Muharremin, të njohur si “i forti” i Sukthit.

30-vjeçari ishte ish-punonjës policie në Komisariatin e Krujës. Maloku kishte shërbyer si shofer i prokurorit Arjan Ndoja që nga koha kur ky i fundit ishte emëruar drejtues i Prokurorisë së Durrësit nga ish-kryeprokurorja Ina Rama. Pas largimit të tij si drejtues i prokurorisë së Durrësit, Maloku vijoi të jetë shofer i prokurorit Ndoja. Më pas ai dha dorëheqjen nga policia dhe vijoi punën me prokurorin Ndoja si shofer./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/po-jep-jeten-per-nje-rroge-30-000-shoferi-i-prokurorit-ndoja-ka-qene-ish-polic/

http://www.tiranapost.al/foto-momenti-kur-prokurori-ndoja-dhe-2-te-plagosurit-u-nxoren-nga-makina-nga-deshmitaret/