Aktualitet

Ndoshta duhet të mendohesh dy herë para se ta blesh atë buqetën me lule

Ndoshta duhet të mendohesh dy herë para se ta blesh atë

Dita e Shën Valentinit thuajse erdhi dhe ndoshta po mendoni të bëni një dhuratë për personin tuaj të zemrës ose mikun/ miken tuaj për t’i treguar dashurinë.

Çokollatat janë ide interesante, ose një dhomë plot me tullumbace. Por nëse po mendoni për një buqetë me lule, mendohuni dy herë.

Një shkrim i New York Times sot, vuri në dukje ndikimi në mjedis nga këputja dhe transportimi i luleve nëpër botë është shumë i madh, veçanërisht në Ditën e Shën Valentinit.

Vetëm rreth një e treta e luleve të shitura në SHBA janë rritur brenda vendit, dhe shumica e trëndafilave që blihen vijnë nga Kolumbia dhe Ekuadori. Javët para Ditës së Shën Valentinit shohin një rritje të madhe të numrit të fluturimeve të dedikuara vetëm për transportimin e luleve - afërsisht 30 aeroplanë ngarkesash fluturojnë nga Kolumbia në Miami çdo ditë në tre javë para festës, sipas Vox, dhe 30 të tjerë fluturojnë larg nga Ekuadori. Me pak fjalë, çdo trëndafil që blini këtë Ditë të Shën Valentinit lë një gjurmë jo të parëndësishme karboni.

Për më tepër, shumica e tufave dhe luleve shkojnë menjëherë në mbeturina.

Kështu që, nëse po përpiqeni të bëni një gjest të bukur, romantik për Ditën e Shën Valentinit, ndoshta në vend të luleve shkruani një letër dashurie./ Burimi The Cut/ Tiranapost.al