Nën lupën e Stela Sallakut

Ndryshimi drastik i Majlinda Bregut në gardërobë

Do thoja me siguri të plotë që Majlinda Bregu sapo e ka ndryshuar sërish stilin. Ndoshta pasi e kopjuan të gjitha koleget, ajo vendosi të ikë nga ish Majlinda dhe të krijojë një të re, më e relaksuar, më rehat dhe pa dyshim më bukur. Këtë here ta kopjosh është më e vështirë!
Ndryshimi drastik i Majlinda Bregut në gardërobë

Vjet, rreth kësaj periudhe të vitit flisnim për kostume me ngjyra dhe atlete. Jo se sivjet i kemi lënë pasdore, por jemi fokusuar më shumë tek vitet ‘70. Pantallona cowboy, xhaketa të shkurtra, syze të mëdha e flokë me balluke. Po si t’i veshim për në punë këto trendet e reja të sezonit?

Gjithçka qëndron tek balanca midis veshjeve apo elementëve të gardërobës ekzistuese dhe trendeve të reja. Mund të zgjedhim xhaketë oversize me pantallona cigare, ose xhins. Majlinda Bregu më surprizon sa herë që ndan në rrjetet sociale foto nga zyra apo takimet e saj. Duket sikur del nga sesioni i fotove me ndonjë fotograf si Patrick Demarchelier, ose Annie Leibovitz, sepse është e kuruar dhe elegante.

Veshjet që zgjedh nuk janë aspak rastësore, sepse për çdo ditë ka një look të ri.

Përdorimi i ngjyrave “bold”, ose dominante, është një prejt trendeve të sezonit, një ndër më të vështirat për t’u kombinuar siç duhet. Por kombinuar me xhaketën ngjyrë cappuccino, mund të vishen edhe për zyrë.

Më tërhoqi dhe kombinimi i pantallonave të lëkurës, thjesht dhe klasike. Bardhezi dhe me detaje floriri.

Për ato zonja që thonë se kostumi portokalli nuk është për në punë, që ç’ke me të! Madje i kombinuar me atlete duket kaq bukur.

Por përveç kostumeve, chic mund të jesh dhe me fustane me motive. Dizajnerat kanë krijuar pafund fustane asimetrike, me cepa e pala, dy apo disa ngjyrësh. I njëjti fustan mund të vishet dhe me çizme.

Ja dhe një prerje oversize, pa kopsa e xhaketës. Është kostum, por mund të vishet fare mirë dhe veçmas me xhinse dhe atlete.

Do thoja me siguri të plotë që Majlinda Bregu sapo e ka ndryshuar sërish stilin. Ndoshta pasi e kopjuan të gjitha koleget, ajo vendosi të ikë nga ish Majlinda dhe të krijojë një të re, më e relaksuar, më rehat dhe pa dyshim më bukur.

Këtë here ta kopjosh është më e vështirë!/ Tiranapost.al.