Moti

Në cilat zona do të bjerë sot shi

Në cilat zona do të bjerë sot shi

Moti – E marte, 5 Nëntor 2019

----------------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar gjate paradites do te jete me alternime kthjellimesh dhe vranesirash, por pritet qe nga mesdita dhe ne vijim vranesirat te zhvendosen drejt zonave malore dhe zonave Veriperendimore duke rrezikuar rrebeshe shiu te karakterit lokal. Pjesa tjeter e vendit do te mbetet me kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të jene te pandryshuara në mëngjes, por do te rriten ne mesdite duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e forte në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.