Showbiz

Ne dimë trukun si të kesh këmbë perfekte

Ne dimë trukun si të kesh këmbë perfekte

Vazhdon vera dhe kjo do të thotë se vazhdon koha për të treguar këmbët. Shpesh nuk u kushtojmë vëmendjen e duhur, por këto këshilla do t'ju hyjnë në punë:

1.Redukto kripën

Redukto sasinë e kripës në ushqim. Ose mund ta shmangni plotësisht për një ditë në javë.

2.Kujdes me mënyrën si qëndroni

Kontrollo shputën e këmbës, veçanërisht në qoftë se shpesh keni fryrje të këmbëve. Nëse është e nevojshme këtë problem mund ta zgjidhni me një shtrojë në këpucë.

3.Masazhoji

Masazhi i vazhdueshëm i këmbëve ndihmon në qarkullim e duhur të gjakut.

4.Ushqeji me vitamina!

Duhet t’i thoni “Po” vitaminës C, arkitekti i kolagjenit tonë, zgjidhja më e mirë për të mbajtur lëkurën më të butë.

5.“Rrofshin” pastruesit natyrorë!

Ruajeni mënjanë llumin e kafesë, sepse nuk ka asgjë më efektive për të hequr natyrshëm dhe shpejt papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga lëkura e këmbëve.

A ka një recetë të veçantë për një vetë-pastrim? Natyrisht që po!

Përzieni një filxhan llum kafeje me një gjysmë filxhan vaj bajame. Fërkoni këmbët  me lëvizje rrethore. Kafeja pastron këmbët nga qelizat e vdekura, kurse vaji i bajames, me përmbajtjen e vitaminës E, rigjeneron dhe zbut lëkurën./ Burimi Elle/ Tiranapost.al