Showbiz

Ne e dimë se kush e frymëzoi Aurela Hoxhën për veshjen 3000$ në Kanë

Ne e dimë se kush e frymëzoi Aurela Hoxhën për veshjen 3000$

Duket si fustan, por në fakt është këmishë dhe fund! Me këtë veshje Aurela Hoxha u shfaq në tapetin e kuq të Kanës dhe shkëlqeu.

Por veshjen e saj me siguri e keni parë edhe më herët dhe e dini se kujt? Nuk është as modele, as artiste, por ish-Zonja e Parë, Michelle Obama.

Kur ajo u shfaq në 20 dhjetor të 2018-s me këtë kombinim dhe çizmete gjata me xixa, na la të gjithëve gojëhapur.

Këmisha dhe fundit saten ngjyrë e verdhë i përkasin koleksionit Pranverë/Verë 2019 të markës “Balenciaga” dhe nga kërkimet e "tiranapost.al" zbuluam se çmimi i të dyjave shkon 3180$.

Michelle u shfaq e veshur kështu gjatë intervistës me aktoren e njohur, Sarah Jessica Parker, për librin e saj “Becoming”.

Ajo pranoi në atë kohë se e dinte fuqinë që kishte dhe ndaj bënte kujdes në zgjedhjen e veshjeve dhe të dizajnuesve të tyre./ Tiranapost.al