Showbiz

Në kastin e ‘La casa de Papel’ edhe futbollisti i famshëm

Në kastin e ‘La casa de Papel’ edhe futbollisti i famshëm

“La casa de Papel” do të ketë një tjetër sezon. Ky është lajmi i parë i mirë që dihet prej ca kohësh. Kurse lajmi i dytë është ai i prezencës së Neymar. Skenat me futbollistin janë xhiruar, por pak skandalit në të cilin ai akuzohej për ngacmim seksual, Netflix i preu skenat me të. Pasi çështja u pushua për mungesë provash, u firmos marrëveshja për rivendosjen e skenave me futbollistin si murg.

https://twitter.com/neymarjr/status/1166384749239263234

“Jam i lumtur që realizova ëndrrën time duke u bërë pjesë e një seriali”, tha Neymar në një video të shkurtër në të cilën heq maskën e famshme të grupit, në një postim në Twitter.

*Ky post u përshtat nga 90min dhe është realizuar nga Fabjola Hije.