Aktualitet

“Në mëngjes fotografova këtë foto në Bruksel dhe u emocionova"

“Në mëngjes fotografova këtë foto në Bruksel dhe

Ky është titulli i emailit që mbërriti në Inbox-in e Tiranapost.al këtë mëngjes. Është dërguar nga një emigrant shqiptar që ndan me ne gëzimin e këtij baneri që është ngritur në hyrje të Parlamentit Europian.

‘Bashkë për Shqipërinë’, është thirrja që do të bashkojë në Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit në Bruksel, me në krye presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit shkaktoi në Shqipëri 51 viktima, dhjetëra të plagosur dhe rrënoi mijëra shtëpi që presin të rindërtohen falë fondeve që do të mblidhen nga kjo konferencë. Pritshmëritë për mbledhjen e fondeve janë tek 1 miliard euro. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/von-de-leyen-konferenca-e-donatoreve-do-mbahet-me-17-shkurt/

http://www.tiranapost.al/fatura-e-termetit-1-miliard-euro-di-maio-kam-besim-tek-konferenca-e-donatoreve/