Lajme nga Bota

Në shkollën ku çdo pesë minuta vonesë e prindërve për të marrë fëmijët, do kthehet në gjobë

Në shkollën ku çdo pesë minuta vonesë e

I paund për çdo 5 minuta që prindërit të cilët kanë fëmijët në këtë shkollë do shkojnë me vonesë për të marrë fëmijët e tyre. Ky është vendimi që ka marrë shkolla fillore në Holy Trinity C of E Primary në Gravesend, Kent të Anglisë, por që ka shkaktuar debate të mëdha.

Prindërit thonë se është një vendim i turpshëm dhe akuzojnë se bordi i shkollës po mundohet të zhvasë në këtë formë para në mënyrë të padrejtë. Por drejtoresha e  shkollës bashkë me stafin thonë se gjoba nuk është vetëm për vonesën, por edhe për të paguar orët shtesë të mësuesve që rrijnë me fëmijët pas orarit zyrtar të mësimit.

Përveç të tjerave, nëse prindi nuk shkon të marrë fëmijën në orën 4 të pasdites, do të telefonohen shërbimet sociale. Një nga prindërit, që nuk ka dashur të identifikohet citohet nga Metro të ketë thënë se të gjithë janë të tronditur nga këto masa.

GV of Holy Trinity C of E Primary, in Gravesend, Kent. See National News story NNfine. Parents will be fined ?1 for every five minutes they are late picking up their children from school, a headteacher has ordered. The new policy, which will also see teachers calling social services if pupils aren't collected before 4pm, has been branded "a disgrace" by outraged parents. Holy Trinity C of E Primary, in Gravesend, Kent has brought in the new rules this week to target those picking up their children just ten minutes late - anytime after 3:40pm. But the head has been slammed for punishing less well-off families struggling to cover basic costs already.

“Ne mendojmë se fakti që qeveritarët kanë rënë dakord të na imponojnë këto rregulla është e turpshme dhe e paligjshme. Është dhe shkollë e krishterë, gjasme i shërben komunitetit”.

Drejtoresha e shkollës Denise Gibbs-Naguar tregon pse janë marrë këto vendime: Prindërit nuk zbatojnë oraret, nëse prindi vonohet, do jetë një mësues që do dueht të rrijë më fëmijën dhe të garantojë sigurinë e tij. Kjo është politika jonë që duhet ndjekur edhe nga shkollat e tjera. Për më tepër nxënësit shfaqin shpesh shenja ankthi dhe shqetësimi kur shohin që prindërit e tyre nuk shfaqen gjëkundi. Ne nuk duam që fëmija të përjetojë këtë gjë, por fokusi të jetë më shumë tek mësimet". / Tiranapost.al.

Holy Trinity C of E Primary, in Gravesend, Kent.