Showbiz

Në vend që të qeshin me Klaniforninë, diçka i erdhi në majë të hundës publikut

Në vend që të qeshin me Klaniforninë, diçka i erdhi

Nga puntata e parë dhe deri në puntatën e gjashtë në “Klanifornia” nuk ka munguar thuajse asnjë javë Getoari. Jo se ka qenë prezent se ka punët e tij ai, koncerte për të bërë, biznese për të menaxhuar, por se emri i tij përmendet çdo javë, një herë po e po, por ka raste edhe dy, edhe më shumë.

E ka përmendur Minjoni, e ka përmendur Kosta dhe shumë herë fjalia e ashtuquajtur batutë: “Ku e ke Getin?” dhe “Do shkoj tek shtëpia jote se Geti është vetëm” është përmbyllëse e ndonjë skene që shoqërohet më pas me ca duartrokitje dhe të qeshura të futura në sfond si efekt. Se publikut nuk i shkakton më asnjë të qeshur. As atij që e shikon me lekë as atij që e shikon pa lekë në YouTube. Ky i fundit madje, ndryshe nga ai në karrige, komenton. E thotë troç madje, si në komentet më poshtë të shkëputura vetëm nga puntata e pestë.

Disa e quajnë reklamë që po i bëhet Getoarit, po vështirë t`i duhet ndihma e një programi të ri një reperi të vjetër.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije