Nën lupën e Stela Sallakut

5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i kthehet përsëri e përsëri

Nuk ka veshje më klasike se ato të Jennifer Aniston. Aktorja, e cili mori famë ndërsa luante Rachel-in, në serialin e preferuar të viteve '90, "Friends", preferon ta mbajë veshjen e saj në plan të dytë. Përveçse kur bëhet fjalë për fustanet gala. Edhe atëherë i pëlqen minimalizmi.

Me fjalë të tjera, mund të mësojmë disa gjëra nga Rachel, hëm, Jennifer, doja të thosha.

Nëse bëni një kërkim të shpejtë të disa prej veshjeve më të mira të Aniston deri më tani (dhe ka shumë), do të kuptoni se ato përfshijnë një xhaketë të sofistikuar, xhinse të mira dhe pantallona cigare.

Zoe Report ka përmbledhur pesë elementët e gardërobës që ajo i vesh kohë pa kohë. Nëse preferoni veshjet minimaliste, që nuk dalin kurrë nga moda, do t'ju pëlqejë gardëroba më poshtë.

5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i

Takë ortopedike

Edhe pse sandalet me takë ortopedike aktualisht po dalin sërish në modë, Aniston i ka veshur gjithmonë. Mund të jenë sandalet më të rehatshme, ndaj mund t’i mbani edhe gjithë ditën pa problem.
5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i
Fustani i zi i shkurtër

Një fustan i tillë nuk del kurrë nga moda. Mund të bëhet pak i mërzitshëm nëse nuk e kombinon me aksesorët e duhur, por jam e sigurt që është një plan rezervë sa herë që keni vetëm 10 minuta kohë për t’u bërë gati për një festë.
5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i
Pantallona të bardha

Në maj të vitit 2019, Aniston veshi uniformën e saj më të lehtë (dhe më elegante) të verës. Them uniformën, sepse e kemi parë t’i veshë shpesh pantallonat e bardha me xhaketë të zezë.
Aktorja harmonizoi pantallonat e bardha (si culottes) dhe një xhaketë të zezë klasike (një tjetër veshje klasike e saj). Pantallonat e bardha mund t'i vishni edhe në dimër. Kombinojini me pallto të gjata kashmiri dhe golfe bezhë.
5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i
Një xhaketë e mirë kostumi

Siç mund ta kuptoni nga pjesa tjetër e veshjeve të Aniston, xhaketa nuk i mungon kurrë në gardërobë. Pavarësisht nëse është duke dalë për shëtitje nëpër qytet ose duke shkuar në një ngjarje të madhe në tapetin e kuq, ajo nuk e lë kurrë pas dore look-un. Dhe gjithnjë duket e kuruar dhe elegante.
5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i
Xhinse blu

Asnjë gardërobë kapsule nuk është e plotë pa një palë xhinse të mira. Pavarësisht nëse kanë nuancë blu të lehtë, të mesme ose të errët, xhinset nuk dalin asnjëherë nga moda. Këtu, Aniston kombinoi xhinset me një xhaketë të zezë të rafinuar dhe atlete të bardha me platformë.
5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i
5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i5 veshjeve të gardërobës kapsulë që Jennifer Aniston i

*Përktheu dhe përshtati nga The Zoe Report Stela Sallaku