Nën lupën e Stela Sallakut

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Po të shohësh rastësisht profilin zyrtar të Kylie Jenner, do kuptosh menjëherë se kjo mami e re, ka një shije shumë dominante. Motra e familjes Kardashian-Jenner ka pafund ndjekës që e duartrokasin (ose i bëjnë like, se kështu qenkërka duartrokitja sot), për shijet e saj të modës dhe grimit. Sidomos për make-up-in, sa që nuk besoj të ketë adoleshentë apo të rinj që s’kanë provuar një nga lipstick-ët e linjës së saj.

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Është konsideruar një nga vajzat më me influencë sot për sot, më e paguara dhe një ndër më të ndjekurat. Një pjesë të mirë të të ardhurave që merr nga reklamat apo biznesi i saj, duket që i investon në çanta të kuqe dhe Hermes. Dhe mirë bën xhanëm, por shumë prej tyre i ka dhe dhurata. Teksa tregon me krenari dollapin e saj që fillon dhe s’dihet ku mbaron, plot e përplot me çanta luksoze, më duket sikur dëgjoj miliona vajza që e ndjekin t bëjnë “aaahhh” nga celulari i tyre.

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Kylie nuk besoj të ndjekë as javët e modës e as lajmet më të fundit mbi modën “eco-friendly”, ose që respekton mjedisin. Por mirë bën xhanëm, se me angazhimet e saj është e vështirë t’i bësh të gjitha. Gjithsesi tek dollapi i saj i ka rreshtuar mirë çantat, sipas rëndësisë, lart Hermes, pastaj Louis Vuitton, Chanel etj. Me lëkura aligatori, gjarpri, etj.

Thuajse të gjitha brandet e mëdha duke filluar nga Versace, Burberry, Gucci, Coach, Michael Kors, Stella McCartney etj. kanë krijuar koleksione që të lënë pa fjalë, tërësisht me materiale eco-friendly, pa rrjepur asnjë kafshë.

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Më pëlqen edhe stili i firmave të reja që po marrin pjesë së fundmi në javët e modës. Sidomos disa me minimalizmin e tyre, më kanë bërë për vete menjëherë. Do i vishja pa asnjë dyshim, madje dhe ato fustanet shumëngjyrëshe te Tomo Koizumi. Do mbaja dhe palltot leopard të Marc Jacobs, sepse shkojnë me veshjet dyngjyrëshe. Po edhe çantat në miniaturë të Jacquemus.

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Asnjërën nga çantat e Kylie-t s’do doja

Por nuk do doja asnjërën nga çantat e Kylie.