Çfarë do blija unë tek koleksioni i Simone Rocha për H&M
Veshjet e bukura të koleksionit të ri të H&M na kanë shtyrë të duam t`i bëjmë tonat që në momentin e parë që dolën në Instagram. Nuk janë ato tradicjonalet që kemi parë dhe blerë gjithnjë te dyqanet e H&M, e veçanta e tyre është që i ka dizenjuar një stiliste franceze. Video e parë e koleksionit mori qindra mijëra klikime në rrjete sociale, por veshjet nuk kanë dalë ende në shitje.
Unë e kam bërë listën time të blerjeve, së cilës ndoshta do t`i shtoj edhe ndonjë gjë tjetër gjatë rrugës. Koleksioni është ekskluzivisht vetëm online, ndaj mos u çudisni kur të dalin sold out brenda 1 jave.
Çorapet! Nëse nuk të pëlqen të shpenzosh shumë nga blerjet, por prapë do të kesh diçka simbolike nga koleksioni, çorapet janë ide e mirë.
Nëse je si unë dhe të pëlqejnë palltot dhe pardesytë, do duash patjetër një nga dizajnet e reja të koleksionit.
E veçanta e kombinive të Simone Rocha është shtresëzimi. Të veshësh fustan, dhe tyl lart, ose xhaketë dhe crop top sipër.
Po ju kë do blini?
Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al