Nën lupën e Stela Sallakut

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën moderne?

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Që nga pantallonat laps e deri tek atletet e vrapit, asnjë nga këto nuk do t`i veshim më. Moda e veshjeve të rehatshme filloi që nga pandemia. Kaluam nga kostumet e zyrës, tek pizhamet e pambukut dhe kimonotë e gjata. Frymëzuar nga kjo, kemi zëvendësuar ato pantallonat e ngushta laps me këto dizajnet e gjera, që datojnë nga 1930-ta. Janë përshtatur bukur për t’u veshur me taka dhe me atlete. Madje edhe me çizme të gjata.

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Edhe fustanet dhe fundet e tylit nuk i kemi parë më. Dhe mirë kanë bërë që kanë ikur nga moda se t’ju them të drejtën nuk ka asnjë gjë elegante tek një copë aq ekonomike. Nuk flas për fundet Dior, që e filluan trendin e xhaketës dhe fundit tyl. Aspak të bukura qenë replikat e tij që mbushën thuajse çdo dyqan e butik. Lamtumirë fund tutu! Në vend të tij, këtë sezon do veshim lëkurë. Fund lëkure dhe xhaketa lëkure madje.

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Atletet e vrapit. Një tjetër lajm i mirë. Nëse doni ta kombinoni veshjen tuaj casual, se ashtu jua ka qejfi dhe nuk ndjeheni se doni taka, zgjidhni një palë Converse, Vans, Puma, Balenciaga, Kappa, Fila, Dolce, Fendi etj. Unë personalisht kam zgjedhur Pumën të më shoqërojë këtë dimër. Bashkë me pecetat e lagura për pastrim (janë të bardha), dhe sepse kanë një shtresë lëkure delikate. Thonë që po t’i trajtosh mirë rrobat mund të të zgjasin një dekadë.

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Hoqëm dorë edhe nga bluzat me kapuç dhe i zëvendësuam me trikot e leshta oversize. Ngjyrat? Gri, kafe, kapuçino, jeshile ulliri.

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

Çfarë ka dalë nga moda e çfarë të bën

*Tiranapost.al