Nën lupën e Stela Sallakut

Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45 vjeç

Thuhet që mosha më e bukur, atëherë kur zbulon vërtetë kush je është pikërisht pas të 40-tave. "Sekreti i të qëndruarit i ri," bëri shaka njëherë Lucille Ball, "është të jetosh me ndershmëri, të ushqehesh ngadalë dhe të gënjesh për moshën tënde". Kësaj, ne gjithashtu do të shtonim të jetuarit e çdo dite me veshjet më cilësore të mundshme. Të 40-tat janë dekada më intensive, shpërblyese, luksoze dhe sharmante. Si e tillë ka nevojë për aksesorë komplementarë, jo më gota vere plastike, jo më të brendshme të lira, edhe mos bli më kurrë parfume me emra vipash dhe me aromë mentesh.

Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45

E dini vetë për cilat e kam fjalën. Karakterit dhe vetëbesimit tënd i shkon diçka më serioze, shik dhe më goditëse. Cilat gjëra nuk duhet as t’i mendosh t’i blesh më?

Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45

1- Makeup me xixa

Jo vetëm këtë, por çdo gjë tjetër që bërtet ‘adoleshencë’ duhet ta heqësh nga lista e blerjeve. Të tilla janë dhe xixat! Ndoshta pak, aty këtu në një xhaketë që sapo ka dalë nga sfilatat. Por aq.

Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45

2- Të brendshme ekonomike (blerë tek Target, ose dyqane të tjera që nuk i kanë specialitet)

Të gjithë ne blejmë dhe kemi blerë të brendshme të tilla. Dhe të gjithë ne jemi penduar mirë pas larjes së parë. Jemi bërë t’i flakim tutje. Por pastaj kemi ngecur me to deri sezonin pasardhës.

Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45

3- Bluza tub

Këtyre iu kemi thënë dhe kanotierë pa rripa, buste etj. E dini për cilat e kam fjalën. Hidhi në kosh.


Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45



4- Xhinse të grisura

Këtyre iu ka ikur moda me kohë, por kur kanë ndonjë grisje të vogël aty këtu, nuk janë keq. Ama shmangini çmenduritë e modës.
Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45
5- Çanta me ngjyra vibrante

Po të ishte për mua, këto duhet të eleminohen nga gardëroba e gjithkujt. Nuk janë as sharmante dhe as të bukura. Duken si gjëra të lira prodhuar në Meksikë.

Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45

6- Xhinse me bel të shkurtër (nga ato që të del kërthiza)

Nuk besoj që këto kanë nevojë për koment.


Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45

7- Dekolte të ekzagjeruara

Pas një farë moshe dekoltetë e çdo lloji duhen eleminuar. Nuk është vetëm tek ekspozimi i lëkurës, por edhe tek fakti që nuk ke nevojë të biesh në sy për arsyet e gabuara. Mund t’i mahnisësh të gjithë me karakterin dhe mençurinë se sa me detajet intime.
Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45
8- Pantallona të shkurtra të shkurtra

Hëm, një minutë heshtje për këto xhinset. Uroj të mos kthehen më në modë.

Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45
9- Taka të parehatshme (shtoji kësaj dhe getat me teksturë)

Ecja juaj duhet të jetë plot vetëbesim dhe siguri. Një palë taka të larta nuk ju ndihmojnë, përkundrazi.

Çfarë nuk duhet të veshim më pas moshës 45

10- Thonj me dizajne

Sa më minimalistë të jenë (alla princeshash), aq më fine do dukeni. Aq më të bukura do duken duart tuaja.

*Tiranapost.al