Nën lupën e Stela Sallakut

Ju prezantoj me mikeshat e mia, Jeanvieve, Mrs. Jones, Luella dhe Natasha

Ju prezantoj me mikeshat e mia, Jeanvieve, Mrs. Jones, Luella dhe Natasha

I kam dashur gjithnjë kapelet. Më janë dukur aksesorët më femërorë dhe të bukur që mund të kishim në gardërobë! Sot mund të duken paksa demode. Nuk na pëlqen t’i komplikojmë veshjet aq shumë, sidomos në përditshmëri. Edhe pse shpesh herë kemi nevojë për pak komplikim.

Imagjinoni të kishit kapele të bëra nga dizajneri i preferuar, madje nga ato që ju pëlqejnë më shumë! Prej kashte ose cope. Të ishin aq të veçanta, sa do t’i kishit vetëm ju në dollap! Kështu nisi dhe frymëzimi im për të dizenjuar kapele. Por jo kapele të çfarëdoshme, por të bëra sipas disa karaktereve të ndryshme. Imagjinova një zonjë me flokë bjondë, amerikane por që ishte rritur në Cuba dhe në bazë të tipareve të saj fillova të krijoj dhe kaplen.

Ju prezantoj me mikeshat e mia, Jeanvieve, Mrs. Jones, Luella dhe Natasha


Më pas mendova për Natashën, rusen me flokë të kuq, së cilës i pëlqen moda, por është akoma në kohën e Romanovëve. Veshjet i ka patjeter me detaje të rënduara. Puplat dhe vathët me diamantë janë patjetër pjesë e gardërobës së saj.

Ju prezantoj me mikeshat e mia, Jeanvieve, Mrs. Jones, Luella dhe Natasha


Jeanvieve është francezja me flokë të shkurtër, me tipare të ëmbla. Pëlqen kapelet e kuqe, me detaje minimaliste.

Ju prezantoj me mikeshat e mia, Jeanvieve, Mrs. Jones, Luella dhe Natasha


Pastaj më erdhi në mend kënga e Billy Paul “Mrs. Jones”. Mendova për një çast hijeshinë e Mrs. Jones. Sharmin dhe elegancën që i bën gjithë njerëzit në bar të kthejnë kokat. Por vetëm kaq. Sepse askush nuk mund të bisedojë me të. Ajo është e pakapshme!

Ju prezantoj me mikeshat e mia, Jeanvieve, Mrs. Jones, Luella dhe Natasha


Sa bukur do dukeshin zonjat me kapele teksa festojnë pritjen e ëmbël të mikeshës së dashur. Ose ndonjë dasëm prestigjoze, tamam si oborri mbretëror. Unë do t’i mbaja kapelet dhe në fundjavë. Të dielave kur bën barbeky në kopësht, ose teksa shijon drekën me familjen diku jashtë. Dior thoshte, një zonjë duhet të ketë gjithë kapele dhe vathë perle teksa del në qytet!
Edhe pse jo gjithmonë, por hera herës është bukur të shikosh një Jeanvieve ose një Luella ose një Mrs. Jones në qytet!