Nën lupën e Stela Sallakut

Ju prezantojmë me maskat më të bukura nga dora e Stelës

Ju prezantojmë me maskat më të bukura nga dora e Stelës

Po të më thoshin para dy muajsh se do qepja maska fytyre në prill, do të më dukej çmenduri.

Por ja që kam disa ditë që po e mendoj dhe e planifikoj qepjen e tyre. Jo vetëm sepse mungojnë në çdo farmaci, dyqan online apo edhe në Amazon, por edhe nëse i gjen diku, janë aq të frikshme sa të duket vetja gjatë gjithë kohës sikur je shtruar në spital. Ose do shkulësh ndonjë dhëmb tek dentisti.

Ju prezantojmë me maskat më të bukura nga dora e Stelës

Por nëse i bën një dizajnues maskat, aty ndryshon puna. Nuk na duken të tmerrshme më. Madje së fundmi kanë filluar t’i krijojnë të gjithë nëpër shtëpitë e tyre. Po të hapësh Instagramin do shohësh plot modele, ngjyra, lloje dhe soje maskash të ndryshme. Kryesorja është të jenë të plota, me dy ose tre shtresa, duhet të lahen në temperaturë të lartë si dhe të hekurosen mirë. Njësoj si veshjet intime. Epo, e di që u bëtë kurjozë, ndaj po ju tregoj si i bëra unë maskat e mia.

Ju prezantojmë me maskat më të bukura nga dora e Stelës

Materialet që përdora unë, përveçse janë pambuk dhe higjienike, janë edhe të ricikluara. Në fakt quhen të “ripërdorura”, sepse ishin çantat që mbrojnë bizhuteritë nga pluhuri.


Njëra është e firmës J.Crew, dhe tjetra Ralp Lauren. Në fund të fundit, pse të mos jenë dhe elegante përveçse praktike?