Nën lupën e Stela Sallakut

Kjo ishte hera e parë që blej rroba banje nga ‘Kendall and Kylie’ dhe ju them si shkoi

Kjo ishte hera e parë që blej rroba banje nga ‘Kendall and

Më lini t’ju tregoj fillimisht se si është konceptuar shopping-u në Amerikë. Ndonëse, siç thotë Camille Charierre, francezët kanë akoma zakonin të dalin për blerje ditën e shtunë, me gjithë familjen, në USA nuk ndodh kështu. Shumica e blerësve kanë llogari në ‘Amazon Prime’, ku produktet do vonojnë vetëm 24 orë për të të ardhur tek dera e shtëpisë. Pra me pak fjalë, rrallë herë ju lind nevoja të shkojnë në dyqan.

Ndoshta më vonë do t’i blej dhe unë online, por tani kam ende dëshirë të studioj dyqanet fizike. Sa futesh tek një nga supermarketet (them supermarket sepse ka ushqime dhe veshje kudo ku të futesh, përveç Macy’s), në të djathtë ke një ‘Starbucks’ të vogël. Më pas vazhdojnë me radhë sektorët e veshjeve, deri tek arredimet për shtëpinë.

Kjo ishte hera e parë që blej rroba banje nga ‘Kendall and

Kushedi se sa herë mund të kem shkuar thjesht për të blerë çorape, dhe kam dalë nga dyqani me një palë xhinse, triko, krem sysh dhe çadër shiu. Besoj na ndodh të gjithave. E megjithatë këtë herë më duhej një kostum banjo, dhe kisha vetëm 2 orë kohë për të gjetur një.

Tek dyqani që hyra, ka plot veshje nga firma të ndryshme, duke filluar nga Marc Jacobs, Calvin Klein, Steeve Madden, etj. Pa humbur kohë renda për tek seksioni i plazhit. Të tërheq vëmendjen fillimisht ngjyra magenta (si lejla në rozë), e cila ka fituar vëmendje të veçantë këtë sezon. Vendin e dytë e zënë kostumet portokalli dhe ato me lule. Tek tuk ka dhe të zeza.

Kjo ishte hera e parë që blej rroba banje nga ‘Kendall and

Midis atyre ngjyrave vibrante, ishte dhe një monokini me print ushtarak (military).

Mora këtë me print ushtarak, me hark në kurriz të theksuar. Ishte nga firma e dy motrave Jenner. Dihet që koleksionet e tyre janë paska ekstravagante, me prerje braziliane, dhe copa të kursyera. E megjithatë ky nuk dukej aspak ashtu. Cilësia nuk kishte të krahasuar me asnjë tjetër aty. Por për siguri, mora dhe një tjetër frymëzuar nga Kuba, me flutura tek supet.

Kjo ishte hera e parë që blej rroba banje nga ‘Kendall and

Ngjyrat janë diku tek gritë me jeshile ulliri. Shkojnë më së miri me flokët lajthi në bjonde dhe lëkurën ende të pa nxirë nga dielli.

Kjo ishte hera e parë që blej rroba banje nga ‘Kendall and

Po të më thoshin se do zgjidhja pikërisht rrobat e banjos ‘Kendall and Kylie’, nuk do ta kisha besuar dot. Këtë fundjave i vesha kështu, por edhe me rrip të bardhë lëkure rreth belit do dukeshin më stil.