Nën lupën e Stela Sallakut

Më trego fustanet e tua në dollap!

Me kë do ta nisnim tjetër përveçse me Jonidën. A nuk kemi dëgjuar aq shpesh vajza që duan të futen në gardërobën e saj? Po në këto ditë karantine çfarë fustanesh sheh me trishtim, me krenari, me mall? Njëri është ai që ende s’e ka veshur për ditëlindjen e saj që qëlloi në karantinë “ende s’e kam bërë një selfie me të”, thotë Jonida për Tiranapost duke treguar se ditëlindja e gjeti me tuta dhe larg festës. Por ka dhe fustane të tjerë. Njëri që është për gjithë jetën dhe që nuk do ta falte kurrë. Sigurisht ka dhe një fustan që thotë se rri perfekt, edhe shumë të tjerë që futuni e shikojini vetë bashkë me emocionet që ndan Jonida Maliqi për rubrikën e Tiranapost “Më trego fustanet e tua”.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Të gjitha vajzat që kanë një shije të hollë në modë, dinë të ndërtojnë fillimisht një gardërobë kapsulë për t’ua pasur zili. I gjithë çelësi i suksesit, nëse mund ta quaj kështu, është tek përshtatja e veshjes me trupin. Por edhe nëse të sheh syri në një dyqan “vintage”, të veshjeve të përdorura, një kostum të zi të qepur në perfeksion, i cili nuk të rri aq mirë, merre! Bëj shok të ngushtë rrobaqepësin tënd dhe alternoje derisa të të rrijë si lëkurë e dytë.

Kjo është këshillë e imja, por sot do marrim plot ide nga dollapi i Jonidës.

Veshjet që na ka dërguar nga gardëroba e saj janë të ndryshme, nga vite të ndryshme. Marrim xhaketën xhins si fillim.

Më trego fustanet e tua në dollap!

“Këtë xhaketë e kam që prej vitit 2001 dhe mund të them që është një ndër veshjet e para firmato të asaj kohe. Tani mund të quhet vintage dhe mendoj se do të qëndrojë edhe për dekada të tjera në gardërobën time”, thotë ajo për Tiranapost.al. Element i gardërobës kapsulë, që përveçse i reziston kohës, duket bukur përherë.

Më trego fustanet e tua në dollap!

I preferuari im është ky fustani me zinxhirë, për të cilin Jonida thotë se e ka blerë para tre vitesh dhe s’e ka veshur ende. Kur ecën, dinamika e zinxhirëve i jep jetë gjithë look-ut. Unë do e vishja me t-shirt poshtë, duke e trajtuar fustanin si sarafan. Me mules dhe vathë “hoops”.

Më trego fustanet e tua në dollap!

“Ngjyra e bardhë më rri mirë dhe ky fustan është si përrallë kur e ke në trup. I ngrirë dhe transparent aty ku duhet. E dua shumë megjithëse mund ta kem veshur vetëm dy herë. Shpresoj që këtë sezon ta shfrytëzoj”(qesh). Ky është komenti i saj për fustanin e bardhë organzë statike. A e dini çfarë? Më kujton “brunch me mikeshat ditën e diel”! Ka shumë opsione të këtij fustani në ngjyra e kombinime të tjera. Kjo nuancë është më e thjeshtë për t’u veshur paradite, por dhe në mbrëmje. Mjafton të ndryshosh grim dhe aksesorë.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Ky fustani me pika, pin up, një përzierje dizajnesh midis atij vintage të viteve ‘50 dhe atij modern me pjesën asimetrike. Është ai i ditëlindjes, por që vendin ia zunë tutat e kohës së pandemisë.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Jonida ka dhe plot t-shirt dhe fustane të tjerë që me siguri nuk i ka veshur ende, ose i ka veshur por prapë i ka të preferuar. Janë të bukur, sepse fillimisht vishen në çdo kohë dhe kombinohen në plot mënyra saqë nuk bëhen të mërzitshëm. Dior thoshte se nëse i mban mirë veshjet, kujdesesh për to, mund t’i kesh për gjithë jetën në dollap. Sugjerim i mirë, sidomos kur ke pak veshje në dollap dhe nuk do t’i ndërrosh.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Fustan i bardhë organzë për paradite, një xhaketë xhins, t-shirt i zi me logo ose stampë, fustan “statement” nga dizajneri i preferuar dhe një tjetër me pika dhe gardëroba juaj do ketë stil, si ai i Jonidës!