Nën lupën e Stela Sallakut

Më trego fustanet e tua në dollap!

Më trego fustanet e tua në dollap!

Kjo nuk ishte aspak mënyra që menduam se do e mirëprisnim sivjet pranverën. Me pizhama dhe flokë topuz. Kishim bërë plane për piknik me fustane me kuadrate, për festa dedikuar mamave të reja me fustane pastel dhe tullumbace që shkruajnë “It’s a boy”. Menduam t’i ngjyrosnim flokët nja dy tonalitete më bjondë, sa më afër natyrales. Eksperimentuam me buzëkuqët lejla dhe ato të koleksionit të ri Hermes që duken si birila. Menduam të kombinonim çadrat me fustanet, sepse e dinim që shiu s’do na ndahej. Menduam të planifikonim dhe pushimet e verës, ku do përdornim kostumet e plazhit me ngjyra të theksuara dhe çantat e kashtës.

Por nuk bëmë dot asgjë tjetër përveçse të mendonim e t’i shihnim me mall e kuriozitet veshjet palosur aty në dollap.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Po vajzat e ekranit a kanë mundur t’i përurojnë blerjet e reja? Ja për shembull Evi Reçi. Sot po vizitojmë virtualisht dollapin e saj. Evi preferon Jumpsuits, gjithnjë i ka pasur qejf.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Ka një që i pëlqen pak më shumë se sa të tjerët dhe është ky me dy dizajne të ndryshme bardhez.

Evi shpesh, edhe kur del në ekran, vishet nga gardëroba e saj. Madje preferon gjëra klasike, si ky kostumi i Luisa Spagnoli. Ka dhe një fustan të verdhë, me pala korrenti nga Zara, që thotë se e ka veshur në skenën e Amfiteatrit në koncertin dedikuar muzikës Pop-Rock shqiptare.“Është mëndafsh dhe velvet i blerë në një butik artizanal në Firenze! E kam përdorur për të kënduar tek Miss Globe”, thotë ajo për Tiranapost.

Më trego fustanet e tua në dollap!

“Fustani i blerë në Firence tek dyqani Michael Kors. Dantelle dhe Chiffon brenda për mbrëmjet pranverore.”

Tani ky mund të vishet vetëm në ndonjë mbrëmje vere, paksa të freskët.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Evi preferon dhe xhupat sport. Për fundjavat jashtë shtëpisë, kur ka shi ose viziton vende të freskëta, unë e imagjinoj me xhinse, t-shirt të bardhë. Shall rreth qafës ose në kokë, alla Marilyn Monroe, duke ngarë makinën për në një fshat turistik, ku në sediljen e pasme ka xhupin mente me kapuç.

Më trego fustanet e tua në dollap!

Tiranapost.al