Më trego fustanet e tua në dollap!
“Ahhhh... ky fustan është ajër. Është i Capellini-t. Mëndafsh, asimetrik që përkëdhel trupin ndërkohë që duket sikur s’ke veshur asgjë. I jep çfarë fytyre të duash në daç me shapka apo sandale të sheshta, në daç këpucë elegante me takë dhe pse jo ndonjë rrip në mes.”
Julka Gramo e fillon kështu të na tregojë për veshjet e saj që i sheh me mall në dollap. Flet me pasion për to, sidomos për ato fustane që ia kanë dhuruar mikeshat e ngushta, e që me modesti thotë se “duan trupa perfekt për t’i veshur”.
Ka veshje nga ato me temina, me xixa, e deri tek blerja më e fundit nga dollapi i burrit, siç thotë me shaka.
Por a e dini çfarë? Jam shumë e lumtur që kemi një muzë si Julka në Shqipëri. Personifikon më së miri stilin “bohoo”, më mirë se kushdo tjetër. Ja pse e mendoj këtë:
“Fustanet këmisha dhe veshjet oversize janë të preferuarat e mia. Për më tepër kur kanë detaje siç janë këto dantellat këtu.”
Përveç kësaj, ndonjëherë bën kombinime të guximshme mes çizmeve dhe fustaneve floral. Dhe detaji që i vë vulën pastaj, janë aksesorët me thekë, rruaza dhe ndonjë detaj me lule.
“Nje fustan i thjesht Manila Grace që është i hollë dhe pret të vishet në keto mbrëmje”, thotë ajo për këtë fustanin/këmishë me flutura përpara.
“Edhe ky është një fustan që qëndron në gardërobën time prej shumë vitesh. Për shkak se është bust kam pasur merakun se mos me binte ndaj s’e kam veshur shpesh (maksimumi 2 herë). Ka pasur dhe nje rrip mendafshi ne portokalli/bronx ne mes që nuk e di se ku e kam. Vjet tentova ta vishja me T-shirt të zi poshtë (mëngë të perveshura), rrip në mes e çizme mbi gju. Ngjante super!”
“Kete fustanin e dashurova që me shikim te parë. Meqe e bleva në dimër, idene e kisha per ta veshur me një super pulover sport (hoodie) sipër, por nuk gjeta asnjë të gjatë mjaftueshëm. Tani i kam gjetur një body te zi poshtë ose pres ta vesh në plazh me rrobebanjo poshtë.” Fustani dantellë, për të cilin flet Julka është shumë i vështirë të kombinohet në mënyrën e duhur. Par dy vitesh u bë “must” sepse dikush nga personazhet publikë e veshi në plazh. Idea e kombinimit me hoodie e Julkës më pëlqen më shumë.
“Ky është një fustan që e kam shumë për zemër, por nuk kam mundur ta vesh dot perveçse në një darkë të shpejtë gjatë së cilës as foto nuk bëra. Po s’bere foto nuk quhet se e ke veshur fustanin apo jo?”
“Kjo është “blerja” ime me e fundit nga dollapi i burrit. Një t-shirt që mua më rri si fustan. Mund ta vesh në plazh, por edhe një darkë me rrip në mes e taka s’do ish keq edhe pse pambuk.”