Nën lupën e Stela Sallakut

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Pas një viti me pizhame, tuta, atlete e Zoom në shtëpi këto fustane të kujtojnë se jeta është e bukur.

Që nga Lilly Collins, Vanessa Kirby etj, fustanet e personazheve të famshëm janë për t’u mbajtur shënim. Ose screenshot.

Lilly, ose Emily in Paris, siç mund ta njohim të gjithë, ka veshur një fustan asimetrik, me një krah të zbuluar, i qëndisur me lule të mëdha.

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Emma Louise Courrin ka veshjen më të bukur të eventit. Jaka me flutura është detaji më i preferuar dhe trendi i sezonit. Kombinuar me fustanin e zi, qëndisur me gurë, ajo duket si muzë e epokës së Rilindjes.

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Emerald Fennell më kujtoi foton e Tracee Ellis Ross për revisten The Edit nga Net- a -Porter. Fustani asimetrik i verdhë tulipani sjell diellin kudo në dhomë. Bën gjithashtu edhe tiparet e regiizores të bien në pah.

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Kukulla Barbie, Kristen Wiig ka zgjedhur sandalet Aquazzurra dhe fustanin blu deti me dy fjongo saten.

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Vanessa Kirby me fustanin nga Gucci, duket elegante dhe përrallore. Rripat asimetrik e bëjnë pjesën e bustit të duket fine.

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Nuk munguan as thekët në Golden Globes 2021. E as fustanet me nuanca të sfumuara bukur. As xixat, as modelet e flokëve nga vitet ‘50.

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Na kish marrë malli për veshje ceremonish Hollivudi

Për më shumë foto kliko këtu.

*Tiranapost.al.