Nën lupën e Stela Sallakut

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të 2021-shit

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Richard Thompson Ford (profesor i Juridikut dhe kritik Arti në Stanford) rreth 1980-tës, asokohe një djalosh i ri, ftohet në restorantin 21 Club për darkë. Kishte veshur kostum me tre pjesë velvet të zi (kadife) dhe këmishë me flutura tek jaka. Teksa hynte në lokal, u ndalua nga punonjësi i restorantit. Ku e kishte kravatën? Pas një diskutimi të gjatë, i dhanë një kollare të zbukuruar me kuaj, të cilën duhe ta mbante ashtu mbi këmishën me flutura gjithë mbrëmjen në restorant. Richard Thompson Ford e quajti “kravata e turpit”.

Që nga shekulli i 14-të e deri më sot kodi i veshjes ka pasur kuptime të ndryshme. Që nga paruket e pudrosura, grimi, çorapet dhe këpucët me takë të cilat psikologu britanik John Carl Flugel, e quan “heqja dorë nga maskilizmi”. Treqind vjet më vonë maskilizmi prodhoi kostumin me tre pjesë.

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Grave nuk ju lejohej të vishnin kostum mashkullor, për këtë arsye Joan of Arc ishte një nga viktimat e modës, e cila u dënua për herezi sepse veshi kostum burrash. Në shekullin e 15 grave katolike nuk i lejohej të vinin vathë sepse quheshin simbole mëkati. Kurse ato hebreje i kishin pjesë të veshjes së përditshme.

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Kodi i veshjes përgjatë periudhës së Rilindjes përqëndrohej tek pellushet, copat e kadifenjta dhe mëndafshi të cilat mund t’i përballonin vetëm të pasurit.

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Kush i mban mend pantallonat si parashutë najloni, bikini mbi streçe të zeza, veshjet “punk” që nuk ishin gjë tjetër veçse disa copa të grisura e të bashkuara me paramanda? Flokët me valë e me shkallëzim, grimi me qerpikë të bërë me laps rreth 1990-tës e xhinset e gjera që ekspozonin të mbathurat. Ishin trend, edhe pse sot nëse i provon prapë dukesh qesharak.

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të
Në 2009-tën revista Esquire bëri konkursin e mashkullit të veshur më mirë. Pjesmarrësit duhet të kishin veshur kostum me tre pjesë, kravatë ose papjon. Fituesi do zgjidhej ai që kishte kostumin e qepur më mirë, sidomos kombinimi fitonte pikë, por duhet të thoje pse kishe veshur atë që kishe veshur. Pse? Sepse ashtu ishte kodi i veshjes. Ja pse kushdo që u përgjigj kështu, nuk fitoi.

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Sot kodi i veshjes ka kaluar tek tutat e sportit dhe shapkat me gisht. Edhe pse shfaqesh me bizhama në mbledhjet në Zoom, nuk i bën shumë përshtypje atyre nga ana tjetër e kamerës.

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

“21 Club”, tashmë i mbyllur, e hoqi rregullin për kravatën në 2009-tën. Kurse “kravata e turpit” tregonte që kishe darkuar në një restorant pretigjoz, dhe nuk ta donte qejfi të mbaje kravatë. Richard Thompson Ford e la në tavolinë.

https://richardtford.law.stanford.edu/

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nga jakat me flutura të 1890-tës, tek shapkat me gisht të

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al