Nën lupën e Stela Sallakut

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni ditën e parë të shkollës

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Dita e parë e shkollës më ka suprizuar gjithnjë. Madje mezi e prisja disa herë. E gjithë vëmendja ishte tek mësueset dhe transformimi i tyre. Për mirë, kuptohet. Nga ato përparëset e bardha me pluhur shkumësi, stilolapsa gjithandej, flokët thjesht pa shumë mundim, në onde të theksuara, buzëkuq vesh më vesh, taka të larta e fustane me pala.

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Gati gati nuk i njihje. Bënin foto me lule në dorë, çanta dhuratash, që zakonisht kishin brenda një bllok dhe stilolaps ose ndonjë palë vathë me rruaza.

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Për sugjerimet e sotme nuk keni nevojë të bëni blerje të reja, mjaftojnë disa detaje të thjeshta për t’jua ndryshuar krejt look-un.

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Për shembull mos hezitoni të vishni edhe xhinse! Sidomos zyshat e reja, të cilat nuk duan të turren tek fustanet, le të zgjedhin këmishë bojëqiell dhe denim të thjeshtë. Taka bezhë ose jeshile ulliri. Mos i lyeni buzët e kuqe. Mbajeni tualetin neutral.

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Vishni kostum, me këmishë e kravatë. Sepse ju personifikoni gratë e forta, autoritare dhe drejtuese.

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Shtojini gjithnjë një shall të mirë mëndafshi veshjeve një ngjyrëshe. Ah, vishni “monochrome” ose një ngjyrshe, ju tregojnë më chic.

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Një fustan i bardhë do t’ju tregojë më elegante dhe me klas. Por dhe i zi êshtë i bukur.

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Mbani çantë të mirë. Edhe sikur veshja të mos ketë kushtuar shumë, çanta do ta bëjë të duket shik.

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Për të gjitha mësueset. Çfarë të vishni

Mbi të gjitha, mbani me vete atë buzëqeshjen rrëzëllitëse, sepse ju shkon me çdo veshje.