Nën lupën e Stela Sallakut

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Marilyn Monroe, ose Norma Jean Baker, do ishte e preferuara e të gjithëve përdoruesve të rregullt të filtrave të Instagramit ose Snapchatit, e preferuara e atyre që vdesin për të mbi përdorur photoshop-in. Madje do kishte krijuar ato filtrat e saj, me forma të theksuara e me buzë të kuqe flakë.

Se di pse Marilynin e imagjinoj duke bërë foto në sediljen e pasme të një Cadillac-u luksoz, Rolls Royce Phanton Drophead Coupe, kur është në Angli apo Bougatti Vayron në Itali. Me shami në kokë, patjetër. Dhe syze të bardha sy mace, që nuk i lë pasdore as detajet e gjysëm dorashkave të lëkurës kur është duke ngarë makinën.

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Kur është në shtëpi, bën foto me pantallona me kuadrate, pak grim (patjetër buzë të kuqe dhe rimel), këmishë të ngjitur pas trupi dhe sandale ortopedike. E imagjinoj dhe buzë pishinës, me rroba banjo, ose vetëm me peshqir, ashtu siç pozoi në filmin e fundit të cilin nuk e mbaroi dot "Something's got to give". Flokët do i kishte gjithnjë të rregulluar bukur. Asnjë kaçurrel nuk do ishte i pabindur, asnjë qerpik i ngatërruar dhe asnjë fije vetulle jashtë rradhe. Do i intimidonte edhe artistët më të mirë të make-up.

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Ndonjëherë do publikonte edhe foto duke pirë qumësht me fëmijë të bukur. Kurrë me tuta palestre. Kurrë me atlete. Kurrë me t-shirt pambuku. Kurë me xhupa bore fësh-fëshe. Kurrë me xhinse jashtë (vetëm në shtëpi).

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Do ishte i vetmi person që do bënte ushtrime në palestër me pantallona xhins dhe kostum banjoje. Po, dhe kam fakte për këtë!
Do ishte shoqe e ngushte me presidentin, Biden. Ndoshta jo dhe aq me Trumpi-n.

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Nuk e di nëse do kishte hedhur video, Reels duke gatuar, por do bënte story me parfumin e preferuar dhe tryezën e make-up-it.

Po të kishte Marilyn Monroe llogari në rrjete sociale sot

Do ishte shoqe e ngushtë (besoj) me familjen Kardashian. Ose me Jenner. Njëkohësisht me J.Lo, Beyonce, Melania Trump, Etj. Me Woody Allen, Steven Spielberg, Frank Marshall, James Cameron, Michael Bay etj.

Edhe unë do e ndiqja. Për guximin, sharmin, energjinë dhe sensualitetin! Në fund të fundit, kujt i shkonte në mend në vitet ‘50 të “vishte” vetëm Chanel nr. 5 në krevat?

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al