Nën lupën e Stela Sallakut

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Nga kostumi, tek lulja mbi sup e tek fustani mëndafsh me rripa të hollë. Atlete të bardha kombinuar me xhinse apo bluza të gjera. Duket që gardëroba e Erindës ia kalon edhe asaj të influencueseve të modës. Edhe pse punon në një tjetër fushë, nuk harron t’i kushtojë rëndësi look-ut.

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Po të shfletosh rrjetet sociale këto kohë, do duash të biesh në gjurmët e ndokujt që ka një shqisë të 7 a 8 për modë. Nuk them për ato llogaritë besnike të reklamave me tag-e të shtrenjta. E ku t'i gjesh këpucët e koleksionit të fundit YSL, ato që do shkonin më së miri me atë fustanin paksa vintage ose me kostumin “tomboy” që bleva me 100 pikëpyetje? Ku t'i gjesh ato syzet që Chanel nuk i ka nxjerrë ende për shitje masive?

Jo. Dua të vesh xhinse dhe këmishë e të dukem si Olivia Palermo, elegante por me shumë sharm. Ose ose, dua të vesh një këmishë krejt me trëndafila, edhe pse s’i përket trendit të fundit, por më pëlqen dhe dua ta kombinoj bukur!

Dua të frymëzohem nga vajza që vishen për të respektuar format dhe tiparet natyrale.

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Erinda nuk është blogere mode. Por kur i pash fotot më erdhi natyrshëm t’i shihja kombinimet që bën. Ka këmisha oversize dhe disa me mëngë bohem. Pantallona xhins dhe kostume “pinstripes” të cilave i vendos trëndafil në anë të majtë, mbi xhep.

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Ky është look-u i parë që veçova. Kostumi, si element “must” i gardërobës, është totalisht i ndryshëm për secilën prej nesh. Disa preferojnë ato xhaketat e ngushta që mezi iu mbërthehen. E pantallonat e ngushta që vënë në pah kaviljet jo dhe aq elegante. Disa preferojnë kostume me pantallona të shkurtra (i cili është dhe trendi), por Erina ka stilin e saj personal. Dhe mua më pëlqen!

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Kur Thierry Mugler krijoi kombinimin mes lules prej cope mbi fustan, nuk pati designer që nuk e pa me lakmi. Shumica u frymëzuan e disa e kopjuan pa asnjë problem. Nuk dua t’i kritikoj, por thjesht të vë në dukje se sa të bukura janë këto detaje. Mund t’i vendosësh kudo për të theksuar belin, supet apo kurrizin.

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Sikur edhe të famshmet të kishin stilin e Erindës

Nga kostumi, tek lulja mbi sup, e tek fustani mëndafsh me rripa të hollë. Atlete të bardha kombinuar me xhinse apo bluza të gjera. Duket që gardëroba e Erindës duket si ajo e ndonjë influencuese të modës. Edhe pse punon në një tjetër fushë, nuk harron t'i kushtojë rëndësi edhe look-ut.

Tiranapost.al