Nën lupën e Stela Sallakut

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Muaji i modës ka filluar si zakonisht në New York me Coach, Calvin Klein, Michael Kors, Tomy Hilfiger, Marc Jacobs etj. Krijimtaria e sivjetshme duket sikur ka arritur majat, sa që shohim kërcime në pasarelë, teatër e shumë novacione të tjera. Ne e shohim tek videot në rrjete sociale të vajzave të modës, madje nga rreshti i parë. Shumë prej tyre janë zhvendosur tani në Italinë e bukur, për të ndjekur stilistët e tyre të preferuar.

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Unë të them të drejtën, mezi po pres të shoh çfarë do veshë Jenny Walton në Milano! Sepse me krijimet e reja të stilistëve mund të kombinosh thuajse çdo gjë me atlete. Por jo vetëm atletet, por edhe shapkat me takë të Bottega Veneta, apo ato sandalet me rrjetë të po të njëjtës firmë, duket se kanë rrëmbyer vëmendjen e vajzave të modës.

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Së fundmi kemi parë krijimet romantike të Alberta Ferretit, ku mbizotëron tyli, palat, copat e tejdukshme si dhe ngjyrat e tokës, gri, e zezë, jelja apo kuqe. Pantallonat me shtrat të lartë, me dy pala të theksuara dhe të futura në çizme kamoshi bënë të gjithë të ftuarit të kthenin kokat, dhe ne që e ndoqëm onine, të ndalonim të gjitha punët që po bënim.

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Gjëja që kishin të përbashkët koleksionet deri tani, ishin thekët. Që nga palltot e deri tek pantallonat, të gjitha kanë thekë të gjata, të shkurtra, me xixa apo fije argjendi. Pas Milanos, e ka radhën Parisi. Mezi po e presim!

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021

Thekët! Risia e vjeshtë-dimër 2020/2021