Nën lupën e Stela Sallakut

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Muaji i modës e bëri të vetën. I përzieu të gjitha trendet bashkë, që nga pardesytë e çuditshme po ama shik, tek rrjeta mbi fustan, e deri tek fustanet e ç’ngjyrosura.
Ato që ke në dollap, mos i hidh. Thjesht modifikoji paksa për t’iu përshtatur trendit të ri.

1- Lamtumirë pardesy e mërzitshme, tani dua vetëm avant-garde

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Sa herë kemi thënë, “sa më duhet një nga ato Burrberry në dollap. Janë kaq shik dhe të pavdekshme!” Epo sivjet harrojini veshjet britanike, ajo që ka rëndësi është asimetria, ngjyrat e ndezura dhe rripat!

2- Rripat e shtrënguar mirë

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Ka një fjalë në anglisht që e përshkruan më së miri këtë trendin, “Cinch it”. Të gjitha shtresat bashkë (golf, kemishë, xhaketë edhe pardesy) duhet t’i shtosh në fund një rrip mesi. Thekson belin, por edhe krijon ato format e orës së rërës. Zgjidhni një rrip të bukur.

3- Pallto shumëngjyrshe (si papagall)

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

J’ua merrte mendja që do ishte trendi të vishje pallto me shumë ngjyra? Madje sa më shumë aq më mirë. Mund t’i kombinoni me kostum një ngjyrësh, ose golf dhe patallona të leshta.

4- Lule qëndisur në metal

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Këto kimonotë rrinë për mrekulli me një t-shirt dhe xhinse. Janë kaq dominante sa nuk kanë nevojë për ngjyra të tjera.

5- Këmisha mashkullore

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Me këto jemi familjarizuar paksa edhe sezonet e shkuara. Disa ua marrin baballarëve (si unë), disa të dashurve, vëllezërve ose i blejnë enkas tek dyqanet e burrave. I vesh me ato streçet e bukura të shkurtra, xhinse, sandale ose atlete.

6- Veshje të çngjyrosura

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Janë tamam siç ato që i fut në ACE dhe i nxjerr pas gjysëm ore. (Ja ku e keni një ide si t’i bëni).

7- Xhinse nga ato të gjerat fare

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Ndoshta nuk ju duken aq të bukura në fillim, por kombinuar me veshje pastel, duken me stil.

Trendet e pranverës? Çfarë duhet të kesh patjetër

Tiranapost.al