Nën lupën e Stela Sallakut

Trendet që dolën nga sfilata e Dior Pranverë-Verë 2021

Trendet që dolën nga sfilata e Dior Pranverë-Verë 2021

Për koleksionin pranverë-verë 2021, Dior bashkon luksin me krijimtarinë në 86 silueta të dizenjuara nga Maria Grazia Chiuri jo vetëm për të gjitha masat apo format e trupave. Frymëzuar nga një film ekskluziv i shkurtër, konceptuar nga regjisorja italiane Alina Marazzi e cila, ashtu si Maria Grazia Chiuri, u frymëzua nga arti i veprës së Lucia Marcucci. Sfilata u zhvillua në zemër kopshtit të Tuileries, i cili për rastin mori pamjen e një katedraleje poetike.

Nën ritmin e Voceri-t, interpretuar nga këngëtarët e ansamblit vokal Sequenza 9.3 të drejtuar nga Catherine Simonpietri, 86 “look”, që ndërthurnin detaje kishtare dhe tendencat e modës, shpalosën interpretimin e gruas Dior për verën e 2021-shit.

Barok / bohem

Trendet që dolën nga sfilata e Dior Pranverë-Verë 2021

Në një përzierje materialesh dhe printesh, diku me grep, pak efekt dantelle, shall kashmiri, Dior sugjeron një nga veshjet e përsosura verore.

Këmisha mashkullore

Trendet që dolën nga sfilata e Dior Pranverë-Verë 2021

Ndërthurja midis linjave mashkullore dhe femërore, nga Maria Grazia ridizenjoi këmishën e burrave në një tunikë ose kaftan femëror.

Xhaketa e Bar-it

Trendet që dolën nga sfilata e Dior Pranverë-Verë 2021

Frymëzuar nga një siluetë Dior e bërë në Japoni për vjeshtë-dimër 1957, xhaketa legjendare e Bar-it vjen me lidhëse dhe përshtatet sipas trupit si lëkurë e dytë.

Sandale të thurura

Trendet që dolën nga sfilata e Dior Pranverë-Verë 2021

Trendet që dolën nga sfilata e Dior Pranverë-Verë 2021

Trendet që dolën nga sfilata e Dior Pranverë-Verë 2021

Sandalet Dior për pranverë-verë 2021 janë jashtëzakonisht të thjeshta. Ndonëse jemi mësuar të shohim këpucë balerinash ose sandale të sheshta në verë, Dior vjen me versionin e tij të sandaleve. Mund t’ju duket çudi, por ja që kombinuar me siluetat shumëngjyrëshe duken mjaft novatore. Në fund të fundit, janë Dior.

*Burimi Vogue