Aktualitet

Nëse s’ka marrëveshja edhe këtë javë, Kosova rrezikon zgjedhje të reja. Por kush është pika e nxehtë?

Nëse s’ka marrëveshja edhe këtë javë, Kosova

Nëse nuk ka marrëveshje, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja. Këtë ka deklaruar anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila njofton për mediat e Kosovës, se pa u mbyllur java, Albin Kurti, Lideri i vetëvendosjes dhe Isa Mustafa i LDK-së do të mbajnë një tjetër takim për të arritur marrëveshjen finale e më pas të konstituohet qeveria e re e koalicionit në Kosovë. Sipas Haxhiut, nëse LDK vazhdon të insistojë, mbetet alternativa e vetme që vendi të shkojë në Zgjedhje.

Insistimi i LDK-së që të diskutohet edhe për presidentin e ardhshëm që do të vijë në krye të shtetit në vitin 2021, ndërlidhet me faktin se nëse presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon në zgjedhje, dhe LDK-ja nuk preferon një marrëveshje koalicioni që do të zgjaste një vit e gjysmë.

Kurse Vetëvendosje, nuk e preferon shumë debatin për presidentin në këtë fazë, por i bën thirrje LDK-së që të mos presë më certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për t’u marrë vesh rreth ndarjes së ministrive.

Ajo thotë se nuk ka pasur veprime të ngutura për të krijuar koalicionin qeverisës, pasi edhe presidenti i Kosovës, nuk ka njoftuar seancën për konstituimin e Kuvendit. Në një intervistë për KosovaPress ajo shprehur optimiste për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, pasi sipas saj çështja e presidentit është ajo që ka shkaktuar ‘konflikte’ dhe ajo ajo e ndarjes së ministrive.

Takimi i fundit që u zhvillua mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ka ndodhur më 2 dhjetor, ndërsa nga ajo ditë nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë që me datë 27 nëntor certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit./ Tiranapost.al.