Aktualitet

Nga bombulat e oksigjenit tek defibrilatorët. Urgjenca Kombëtare tani me aparatura dhe sete urgjence që shpëtojnë jetë

Nga bombulat e oksigjenit tek defibrilatorët. Urgjenca Kombëtare tani

Urgjenca Kombëtare Mjekësore është pajisur me aparatura dhe sete urgjence jetëshpëtuese, duke nisur nga defibrilatorët, pajisjet e transportit të pacientëve, bombulat e oksigjenit, të cilat do të shpërndahen në njësite e shpëtimit të zonave të largëta.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, morën pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ku u bë bilanci 1-vjeçar i shtrirjes së numrit të urgjencës, 127 në të gjithë vendin.

Ministrja Manastirliu, tha se ndryshimet në shërbimin e Urgjencës kanë ndikuar në uljen e kohës së autoambulancave në vendin ku ky shërbim kërkohet. Janë 340 mijë thirrje të përballuara nga shërbimi i urgjencës kombëtare vetëm në 10 muajt e këtij viti.

?Zero thirrje të humbura nga njësia e koordinimit të shërbimit kombëtar të urgjencës, prej ditës kur numri unik pret thirrjet nga çdo cep i Shqipërisë, nga veriu në jug. Kemi 1130 thirrje për ndihmë, që priten çdo ditë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës. Kemi 330 misione jetëshpëtuese, qe kryhen çdo ditë në të gjithë territorin. Sot, koha mesatare e mbërritjes se urgjencave është 15 minuta ne zonat urbane dhe 20 min ne zonat rurale?.

Për ndryshimin e shërbimit të urgjencës në territor, Manastrliu theksoi se do të vijojnë investimet për mjete të reja të urgjencës.

?Ne do të vijojmë me investimet për përmirësimin e këtij shërbimi sepse ngritja në një standard të ri i shërbimit të urgjencës mjekësore është boshti i të gjithë investimeve, për të patur një shëndetësi më të mirë, që i përgjigjet në kohë dhe me cilësi nevojave të qytetarëve dhe deri ne 2021 do te investojme jo vetem ne flote te re dhe pajisje por fokusi do jete tek mjeket dhe infermieret?. / Tiranapost.al.